Tanket izraelite hynë më thellë në lagjet e banuara të Qytetit të Gazës të dielën, ndërsa autoritetet lokale shëndetësore thanë se nuk kanë qenë në gjendje t'u përgjigjen dhjetëra thirrjeve të dëshpëruara, duke shprehur shqetësim për fatin e banorëve në zonat e shënjestruara. Dëshmitarët dhe mjekët thanë se tanket izraelite kishin thelluar inkursionet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Haëa, Sheikh Radëan dhe Al-Naser, duke u afruar në zemër të Qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar. Ushtria izraelite nisi ofensivën e saj tokësore në Qytetin e Gazës më 16 shtator, pas javësh sulme nga ajri në qendrën urbane, duke detyruar qindra palestinezë të largohen, megjithëse shumë të tjerë ende qëndrojnë atje.