Top News/ Tanket ruse deri në Berlin! Rusia kërcënon Gjermaninë: Do bëjmë gjithçka që mundemi…
11/08/2024 14:40

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ditët e fundit ka qenë më aktiv në rrjetet sociale me kërcënime, veçanërisht pas ofensivës së Ukrainës në rajonin rus të Kurskut. Kërcënimi më i fundit i lëshuar prej tij i drejtohet Gjermanisë. Medvedev ka reaguar pas një shkrimi të gazetës gjermane Bild, ku theksohej se tanket gjermane janë kthyer në Rusi, duke aluduar për donacionet gjermane të tankeve për ushtrinë ukrainase që tani po përdoren në ofensivën në territorin rus. “Gazeta gjermane Bild botoi një artikull revanshist në të cilin me krenari shpalli kthimin e tankeve gjermane në tokën ruse. Si përgjigje, ne do të bëjmë gjithçka për të dërguar tanket e fundit ruse në mes të Berlinit”, tha Medvedev. Ai komentoi më herët ofensivën e Ukrainës dhe tha se Rusia nuk duhet të flasë më për kufizime kur bëhet fjalë për territorin ukrainas. “Që nga ky moment operacioni ushtarak special nuk duhet të ketë më kufizime. Tani mund dhe duhet të flitet hapur”, u shpreh Medvedev duke aluduar ndoshta dërgimin e trupave ruse deri në kiev, një tentativë që dështoi në fakt në fillimin e luftës.

Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04