Top News/ Tanket që pushtuan Seulin…Kim Jong un viziton njësinë, gati plani i sulmit
25/03/2024 11:42

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, inspektoi një njësi tankesh që pushtoi Seulin gjatë Luftës mes dy koreve, njoftuan mediat shtetërore të hënën, me udhëheqësin e Phenianit që raportohet se ka bërë thirrje për përgatitje mëintensive për luftë. Marrëdhëniet mes koreve janë në nivelin më të ulët në vite, me ushtrinë e Kim Jong Un që ka kryer së fundmi një varg testimesh të armëve të ndaluara, duke përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike dhe kryerjen e një testi tokësor të një "lloji të ri" të motorit të raketave hipersonike. Kim jong un vizitoi Divizionin e 105-të të Tankeve ‘Seul’ të dielën, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e cila publikoi imazhe në mediat shtetërore që tregonin liderin ndërsa rishikonte planet e sulmit të koresë së jugut. “Divizioni... ishte i pari që hyri në Seul dhe mbajti flamurin e koresë së veriut mbi ndërtesën e kongresit kukull”, tha KCNA. Njësia e tankeve "ka kryer bëma të mëdha në shumë beteja gjatë Luftës së kaluar Çlirimtare të Atdheut", tha KCNA, duke iu referuar Luftës Koreane të viteve 1950-53, e cila përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje, që do të thotë se të dy vendet mbeten teknikisht në luftë. Kim Jong Un mbikëqyri stërvitjen e njësisë dhe shprehu "kënaqësi të madhe" që ekuipazhet e tankeve ishin përgatitur mirë dhe treguan "vullnet të fortë për të asgjësuar armikun", raportoi KCNA. Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë "edukim ideologjik" për të ndihmuar ushtarët të vazhdojnë punën e tyre të mirë "duke cuar deri në fund përgatitjet e luftës dhe duke rritur aftësinë luftarake". Koreja e veriut, e armatosur me armë bërthamore, e ka shpallur fqinjin jugor si armikun kryesor të saj dhe ka shkrirë agjencitë që më herët punonin për ribashkimin, duke kërcënuar me luftë. Seuli është një nga aleatët kryesorë rajonalë të Uashingtonit dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 27,000 ushtarë në korenë e jugut për të ndihmuar vendin në mbrojtjen e tij kundër Phenianit.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24