Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se beson se Ukraina ka humbur 25% deri në 30% të automjeteve ushtarake të Kievit të furnizuara nga vendet perëndimore që nga fillimi i kundërofensivës. Lideri rus shtoi se humbjet njerëzore të Ukrainës janë 10 herë më shumë se ato të Rusisë. Putin i bëri komentet të martën gjatë një takimi televiziv me blogerët ushtarakë.