Top News – Tanket Abrams në Tajvan…Tërbohet Kina, SHBA ‘përgatit’ ishullin për luftë
16/12/2024 12:03

Tajvani ka marrë 38 tanke të avancuara luftarake Abrams nga Shtetet e Bashkuara, tha të hënën ministria e mbrojtjes, ndërsa ishulli rrit aftësitë e tij ushtarake kundër një sulmi të mundshëm kinez. Uashingtoni ka qenë prej kohësh aleati më i rëndësishëm i Taipeit dhe furnizuesi më i madh i armëve, duke zemëruar Pekinin, i cili pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij. Tanket M1A2, grupi i parë prej gjithsej 108 mjeteve luftarake të porositura në 2019, mbërritën në Tajvan të dielën vonë dhe u transferuan në një bazë stërvitore ushtarake në Hsinchu, në jug të kryeqytetit Taipei, tha ministria e mbrojtjes. M1A2 janë tanket e para të reja që do të dorëzohen në Tajvan në 30 vjet. Flota aktuale e tankeve të Tajvanit përbëhet nga rreth 1000 tanke CM 11 Brave Tiger të prodhuar nga Tajvani dhe tanke M60A3 të prodhuara nga SHBA, teknologji që është tashmë e vjetëruar. Tanket Abrams, të cilat janë ndër më të rëndat në botë, janë shtylla kryesore e ushtrisë amerikane. Tajvani përballet me kërcënimin e vazhdueshëm të një pushtimi nga Kina, e cila ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës për të vënë nën kontrollin e saj ishullin e vetëqeverisur. Ndërsa ka një industri të mbrojtjes të konsoliduar në vend dhe ka përmirësuar pajisjet e tij, Tajvani mbështetet shumë tek shitjet e armëve nga SHBA për të forcuar aftësitë e tij të sigurisë. Ndërsa furnizimet e armëve të SHBA-së për Tajvanin janë të përfshira në ligj, një vonesë e shkaktuar nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit për shkak të Covid-19 dhe dërgesat me prioritet të armëve amerikane në Ukrainë dhe Izrael kanë shtyrë në kohë dërgesat në Tajvan. Kina ndërkohë ka rritur presionin ushtarak mbi Tajvanin vitet e fundit, duke dërguar rregullisht avionë luftarakë dhe anije luftarake rreth ishullit. Autoritetet tajvaneze thanë javën e kaluar se Kina kishte mbajtur stërvitjet e saj më të mëdha detare në vite, me rreth 90 anije të vendosura rreth ishullit. Anijet simuluan sulme ndaj anijeve të huaja dhe praktikuan bllokimin e rrugëve detare, tha më herët një zyrtar i sigurisë së Tajvanit.

Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02
Top News – SHBA, bie rrjeti sekret i komunikimeve. Probleme edhe NSA pas kaosit në aeroporte
17/11 20:00
Top Channel/ “Black uot” global!?! Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA
17/11 19:44
Top News- Iranianët nisin ‘gjuetinë’ ndaj izraelitëve. Çmontohet grupi kriminal, zbulohet plani
17/11 19:30
Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53
Top News – Ura e Putinit e zhytur në ujë / Ukraina publikon pamjet, ‘sulm i paprecedentë’
17/11 14:51