Top News – Tani raketa e dronë 24 orë / Rusia me taktikë të re vdekjeprurëse, shkatërron Kievin
14/05/2026 14:39

Rusia kreu një nga sulmet ajrore më shkatërrues në Ukrainë, me sulme në zonat civile duke ekspozuar një taktikë të re të projektuar për të maksimizuar viktimat. Të paktën pesë persona u vranë, përfshirë një vajzë 12-vjeçare në sulmet e natës në Kiev. Dhjetëra të tjerë u plagosën dhe dëme u raportuan në gjashtë rajone. Zyrtarët ukrainas thanë se afërsisht 675 dronë dhe 56 raketa u lëshuan gjatë natës, pas një breshërie të madhe dronësh gjatë ditës, të mërkurën. Ekspertët thonë se seria e sulmeve është një shenjë dalluese e taktikës së re, të dyfishtë të Rusisë, e cila kombinon një sulm vdekjeprurës gjatë natës me një sulm po aq të rëndë gjatë ditës. Sipas tyre rusia është përpjekur ti lodhë ukrainasit, duke goditur qytetet e tyre natë pas nate, por modeli i ri, që tani po i afrohet sulmit 24 orësh, pasqyron shkallën e përpjekjeve dhe burimeve që moska ka investuar në ndërtimin e kapacitetit të saj të prodhimit të dronëve dhe raketave. Deri vonë, Rusia kryente kryesisht sulme masive me dronë dhe raketa natën, por taktika ndryshoi në mars, kur Moska kaloi në një strategji sulmi gjatë ditës.

Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54