Vaksina anti covid e AstraZeneca-s ka ndryshuar emrin dhe quhet tani "Vaxzevria". Modifikimi është miratuar nga agjencia evropiane e barnave, EMA, më 25 mars pas një kërkese të grupit framaceutik anglo-suedez, thuhet në faqen e internetit të EMA-s ku është publikuar edhe broshura e re e ilacit. Mes efekteve anësore, janë shtuar në broshurë edhe rastet e rralla të trombozave, që cuan në pezullimin e përdorimit të vaksinës në disa vende evropiane.