Top News- Tani, luftë me NATO-n dhe Perëndimin / BE paralajmëron: Rusia çon pushtimin në tjetër fazë
27/01/2023 11:42

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Stefano Sannino, tha të premten se Rusia e ka çuar luftën e saj në Ukrainë “në një nivel tjetër”, duke kryer sulme ndaj civilëve dhe shënjestrave joushtarake. Ai po ashtu kritikoi Moskën për nxitje të vendimeve që kanë marrë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, për të dërguar tanke të avancuara në Ukrainë. Duke folur në një konferencë në Tokio, Sannino tha se Putin “ka devijuar nga koncepti i operacionit special në konceptin e luftës kundër NATO-s dhe Perëndimit”. Ai tha se tanket gjermane dhe amerikane pritet të ndihmojnë ukrainasit që të mbrojnë veten në luftë dhe nuk do t’i kthejnë ata në sulmues. “Mendoj se zhvillimet e fundit, sa u përket furnizimeve me armë, janë përgjigje ndaj situatës dhe mënyrës se si Rusia e ka çuar luftën në nivel tjetër”, tha Sannino. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania bënë të ditur të mërkurën se do të dërgojë tanke të avancuara në Ukrainë për ta ndihmuar Kievin që të luftojë forcat ruse. Komandantët e ushtrisë ukrainase kanë thënë se këto armë do të ndihmojnë në kundërofensiva, dhe do të zvogëlojnë numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë në luftë. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur tashmë se në ukrainë do të dërgohen 31 tanke M1 Abrams, pavarësisht qëndrimeve fillestare të Uashingtonit se ato janë shumë sfiduese që të përdoren nga ushtarët ukrainas. Ndërkohë që më herët gjermania pranoi të dërgonte 14 tanke leopard nga inventari i saj, në Kiev. Rusia e ka kritikuar vendimin e shteteve perëndimore dhe është zotuar se do t’i shkatërrojë këto tanke në fushëbetejë.

Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56