Zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake në Ukrainë thotë se vendi po humbet përballë Rusisë në vijën e frontit dhe se është i varur thuajse tërësisht nga armët e perëndimit për ta mbajtur rusinë larg. “Kjo është një luftë artilerie tani”, tha Vadym Skibitsky, zëvendësshef i inteligjencës ushtarake ukrainase. Vijat e frontit janë tani atje ku e ardhmja do të vendoset dhe ne po humbasim në kuptimin e artilerisë.