Një komandant i lartë i Hezbollahut, është vrarë nga ushtria izraelite gjatë shkëmbimit të zjarrit në Libanin jugor, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë organizata libaneze, e cila sponsorizohet nga Irani. I njohur me pseudonimin Jawad, viktima drejtonte operacionet e Hezbollaht brenda territorit izraelit, teksa organizata deklaroi se ‘ky zhvillim i dhimbshëm do ta ndërlikojë edhe më shumë situatën në rajon’.