Top News/ Talo Çela dënohet me burg. 18 vite për grabitjen në Rinas, por ai është në arrati
21/11/2024 14:03

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi me 18 vite burg Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 5.4 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjërje e shënuar në muajin prill të vitit 2019. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Talo Çelës me 19 vite për kryerjen e një sërë veprash penale. Ky i fundit është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që coi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit. Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal. Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me 17 vite burg. Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Top Channel/ Situata me zjarret në vend, Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë dy Black Hawk
11/08 10:16
Top News- Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Shembet godina trekatëshe pa leje në Vlorë
11/08 09:24
Top Channel/ Zjarri në Poliçan drejt shuarjes totale, situata nën kontroll, pa rrezik për banesat
11/08 09:21
Top News- Momenti i hedhjes në erë të godinës trekatëshe, Rama publikon videon
11/08 09:21
Top Channel/ Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo! Flakët djegin plotësisht makinën
11/08 09:20
Top News- Shpërthen nga tritoli godina trekatëshe në Vlorë, ishte pa leje ndërtimi
11/08 09:20
Top Channel/ Vlorë, shembet me tritol godina 3 katëshe në Radhimë
11/08 09:19
Top Channel/ Greqia, solidaritet me Palestinën. Protesta masive në disa qytete
10/08 23:08
Top Channel/ Sherr në plazh për një vend parkimi. Një i plagosur në spital. Policia arreston autorin
10/08 23:06
Top Channel/ “Takimi Zelensky-Putin, jo produktiv”. JD Vance: Marrëveshja nuk kënaq asnjërën palë
10/08 23:05
Top Channel/ Trump takon Putin me Zelenskyn? Shtëpia e Bardhë jep detaje për samitin e Alaskës
10/08 23:04
Top Channel/ Turqi, rikthehen tërmetet. Magnituda 6.1 ballë. Në Sindirgi shemben 10 banesa
10/08 22:25
Top News- Konflikt i dhunshëm në Shëngjin, plagoset një person me sende të forta
10/08 21:56
Top Channel/ Tre të vrarë për fajdet në Kosovë. Autori, “i forti i Gjilanit”, në kërkim me djemtë
10/08 21:47
Top News- Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 persona
10/08 21:36
Top Channel/ Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08 21:19
Top Channel/ Zjarri në Lukovë, avioni Canadair furnizohet pranë plazhit! Era përhap flakët
10/08 21:16
Top News- Stabilizohet situata në Finiq e Poliçan/Zjarrfikësit në terren,flakët kanë shkaktuar dëme
10/08 21:04
Top Channel/ Vrasësi jepte para me fajde. Mefail Shkodra doli nga burgu në tetor
10/08 20:22
Top Channel/ Inteligjenca artificiale në shkolla. Ekspertët: Duhen mësues të përgatitur
10/08 20:14