Talibanët raportohet se kanë ngritur flamurin e tyre mbi një pikë të rëndësishme kalimi kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit dhe pretendojnë se zona tani është nën kontrollin e tyre. Video janë ndarë në mediat sociale dhe tregojnë flamurin e bardhë që valëvitet mbi pikën e kalimit Spin Boldak, afër Kandaharit. Zyrtarët afganë, kanë mohuar që pika të ketë rënë, edhe pse pamjet në mediat sociale tregojnë militantët që komunikojnë me rojat kufitare pakistaneze.