Talibanët kanë shpallur armëpushim tre ditor për festën e Fitër Bajramit. Dhuna në Afganistan është shtuar gjatë ditëve të fundit. Festa e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit do të fillojë më 12 ose 13 maj, në varësi të shikimit të hënës së re. Luftëtarët talibanë u udhëzuan të "ndalojnë të gjitha operacionet sulmuese kundër armikut në të gjithë vendin nga dita e parë deri në ditën e tretë të Bajramit", tha grupi kryengritës në një deklaratë më 10 maj. Qeveria afgane nuk është përgjigjur ndaj armëpushimit të shpallur nga talibanët.