Stand Up: Në seancën e radhës, për ligjin e tatimit të profesionistëve të lirë, këshilli i ministrave parashtroi në Gjykatën Kushtetuese raporte të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore ku sipas avokates bazohet ky tatim. Përfaqësuesja ligjore e qeverisë deklaroi se shifra e paraqitur nga Partia Demokratike për 11 mijë profesionistë të lirë, të cilët janë çregjistruar nga QKB për shkak të këtij tatimi, është e pabazuar.