Buxheti arkëtoi 523 milionë euro vetëm nga taksat e mjedisit gjatë vitit 2021, me një rritje prej gati 25 për qind në krahasim me vitin 2020, ku të ardhurat u goditën nga karantina. Gati 85 për qind e shumës janë arkëtime që mblidhen nga taksa prej 30 lekësh mbi çdo litër naftë. Rreth 442 milionë euro është shifra e arkëtuar gjatë vitit 2021 nga karburantet dhe energjia. Në bazë të këtyre të dhënave parashikohet që për vitin 2022 taksat e mbledhura nga karburantet të jenë edhe më të larta, nisur nga inflacioni.