Kardinalët me rroba të kuqe kane zgjedhur 7 majin si datën e Konklavës e cila edhe do të zgjedhë një udhëheqës të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës, pas vdekjes së Papa Françeskut. Dhjetëra të ashtuquajtur "Princa të Kishës" u takuan në orën 9:00 të mëngjesit në Vatikan, ndërkohë që kishte spekulime se kur do të mbahej procesi sekret i zgjedhjes, pas përfundimit të nëntë ditëve të zisë zyrtare të Vatikanit.