Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut janë takuar në lindjen e largët të Rusisë. Sipas mediave ruse, Kim i ka kërkuar përgjigje të detajuara në disa çështje. Kim gjithashtu vizitoi qendrën nga ku Rusia lansoi në hapësirë raketën Angara. Vizita dhe paralajmërimet për furnizim me armë kanë alarmuar Shtetet e Bashkuara. Ata bën me dije se nëse Kim e bën një veprim të tillë do të ballafaqohet me sanksione të rënda. Putin ka kërkuar të takohet me Kimin dhe të diskutojnë për çështjen e furnizimit me armë dhe municione, të cilat do t’i përdorte në luftën në Ukrainë.