Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, takim ky i zhvilluar në selinë blu. Burime bëjnë me dije se në takimin që ka zgjatur rreth 1 orë, është diskutuar si për protestën e 6 dhjetorit, ashtu edhe për aksionin opozitar dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.