Në mbyllje të kësaj jave, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të zhvillimeve kryesore, duke ndalur te disa prej momenteve më domethënëse që shënuan agjendën politike dhe ekonomike, si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm. Nga vizitat zyrtare dhe takimet me partnerë strategjikë në Europë, forcimi i mëtejshëm i lidhjeve me diasporën shqiptare përmes Samitit të IV, përballimi me përgjegjësi i situatave të vështira në vend, si dhe projektet e rëndësishme zhvillimore që lidhen me të ardhmen e ekonomisë dhe turizmit.