Kryetari i rikonfirmuar i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit politikë të kësaj force politike në Qarkun e Shkodrës. Sipas Bashës synimi i këtij takimi ishte riorganizimi dhe forcimi i çdo dege. Në një postim në Facebook, kreu i PD-së shkruan se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kryesore dhe se do të kërkojnë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë.