Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e kësaj force politike në Qarkun e Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale kryedemokrati shprehet se qëllimi i këtij takimi janë përgatitjet për Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet më 2 Shtator.