Top News – Tajvani përgatitet për luftë / Boton udhëzuesin e ri: Nuk duam të shkaktojmë panik
16/09/2025 13:25

Ministria tajvaneze e mbrojtjes publikoi të martën manualin e saj të përditësuar të mbrojtjes civile, duke thënë se qëllimi nuk është të shkaktojë panik, por t'i përgatisë njerëzit për një krizë të mundshme si psh një sulm nga Kina, e cila e konsideron ishullin si territorin e vet. Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike ka rritur rezistencën dhe përgatitjet e mbrojtjes, ndërsa Kina ka shtuar aktivitetet e saj ushtarake rreth ishullit gjatë pesë viteve të fundit dhe ka nxjerrë mësime nga mbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë. Manuali i ri i Tajvanit, jep një listë skenarësh me të cilët mund të përballen banorët e ishullit, nga fatkeqësitë natyrore si një cunami e deri te një pushtim i plotë, dhe është botimi i tretë pas të parit, në vitin 2022. Agjencia e Mobilizimit të Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse të ushtrisë së Tajvanit, tha në një konferencë për shtyp në ministrinë e mbrojtjes se 5,000 kopje të printuara do të shpërndahen fillimisht, ndërsa manuali mund të shkarkohet edhe në internet. Ekziston edhe një version në gjuhën angleze. "Pse po e publikojmë këtë manual gjatë një kohe paqeje? Nuk është për të krijuar panik, por për t'u thënë njerëzve se duhet të bëjnë përgatitje ndërsa ka paqe, në mënyrë që kur të ndodhë kriza të dini çfarë të bëni", thanë zyrtarët. "Sa më herët të jeni të përgatitur, sa më herët ta studioni broshurën, aq më herët do të jeni të sigurt", shtuan ata.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00