Tajvani ka reaguar pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi ishullin kundër shpalljes formale të pavarësisë nga Kina. Autoritetet tajvaneze këmbëngulën se vendi është tashmë një shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa ritheksuan angazhimin për ruajtjen e status quo-së me Pekinin. Komentet e Trump erdhën pas një samiti dy-ditor në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping. Pas takimit, Trump deklaroi se SHBA nuk po kërkon një përplasje me Kinën dhe se nuk mbështet shpalljen e pavarësisë së Tajvanit. Ai tha gjithashtu se do të vendosë së shpejti nëse do të miratojë një paketë armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin.