Top News – Tajvani aktivizon sistemin e mbrojtjes / Ushtria kineze ka lëshuar disa raketa balistike
04/08/2022 15:28

Kina ka nisur nga ora 12, sipas orës lokale, stërvitjet më të mëdha ushtarake të kryera ndonjëherë përreth Tajvanit në një valë tensionesh në rritje si reagim ndaj vizitës në ishull të Nensi Pelosit. Mediat zyrtare nënvizojnë se bëhet fjalë për manovra ushtarake në shkallë të gjerë që përfshijnë edhe lëshimin real të raketave dhe artilerisë në shtatë zona detare pranë Tajvanit, në një provë force të ushtrisë popullore të Kinës. Si reagim, Tajvani ka aktivizuar sistemet e tij të mbrojtjes. Forcat e armatosura të Tajvanit po përgatiten për luftë, pavarësisht se nuk e duan atë – tha ministria e mbrojtjes e ishullit. 10 minuta para fillimit të stërvitjeve kineze, departamenti i mbrojtjes në Tajvan lëshoi një deklaratë në të cilën akuzon qeverinë e pekinit për sjellje irracionale me manovrat e saj ushtarake me zjarr të vërtetë. Të mërkurën, zyra detare dhe portuale e Tajvanit ka lëshuar paralajmërime për anijet që të evitojnë tranzitin në zonat e prekura nga stërvitjet. Qeveria e Taipeit tha se aktivitetet kineze kanë prekur 18 trajektore ndërkombëtare. Stërvitjet ushtarake kineze kanë ndezur alarmin edhe në Japoni. Sipas Tokios, ato mund të përshpejtojnë diskutimet që kanë nisur mbi rolin e vendit në rast pushtimi të tajvanit duke detyruar politikanët japonezë të mendojnë në mënyrë më konkrete një mundësi të tillë.

Top Channel/ Nafta bie në 92 dollarë/ Trump premton “luftën ekonomike më dërrmuese” kundër Iranit
24/08 11:48
Top News – Vijnë në Ukrainë projektet e SCALP / Raketa franko-britanike do të prodhohet në Kiev
24/08 11:44
Top Channel/ Gjermani, shtohen të rinjtë e papunë dhe pa arsim profesional: E ardhmja, e pasigurtë!
24/08 10:57
Top Channel/ Sot në Kiev takimi i të “Vullnetshmëve”: Zelensky i kërkon BE-së 30 miliardë euro!
24/08 10:44
Top Channel/ Giorgia Meloni, mesazh me veshjet: Përse kaloi nga ngjyrat e errëta tek ato pastel!
24/08 10:44
Top News – Zgjedhjet në luftë shkatërrojnë Ukrainën / Zelenski i përgjigjet Fedorov: Janë si cunami
23/08 20:00
Top News – Danubi ‘zbulon’ thesaret e tij / Dalin mbi ujë 20 anije naziste dhe objekte antike
23/08 20:00
Top News – Qëndroni vigjilentë! Tërmet tjetër / Toka dridhet me magnitudë 5.9 në Japoni
23/08 15:09
Top News – Mobilizon 300 mijë trupa të reja në shtator / Putin do të marrë Donetskun
23/08 15:08
Top Channel/ Hakerat iranianë sulm Anglisë/ Bllokuan për 4 ditë stacionin e prodhimit të energjisë
23/08 14:54
Top News – Zelenski të përgjigjet për korrupsionin! Ministri i shkarkuar i mbrojtjes, flet për BBC
23/08 13:48
Top News – ‘Luftë’ për gjuetinë e rosave / Franca dhe Belgjika përplasen, protestë e banorëve
23/08 13:27
Top News – Çajnë akujt në Arktik / Anijet e transportit detar kërkojnë alternativa
23/08 13:26
Top News – Supermeni lufton flakët në Indonezi / Adoleshenti me kostum i bashkohet zjarrfikësve
23/08 13:26
Top News – Roboti kinez thyen rekordin e Usain Bolt / Nisin ‘lojërat botërore të humanoidëve’
23/08 13:20
Top News – Samp/T dhe Scalp në Ukrainë / ‘Po shohim tmerr’, Macron premton dërgimin me urgjencë
23/08 11:47
Top News – ‘Goditja më e rëndë në histori…’ / Irani kërcënon fqinjët: Mos u bëni palë me SHBA-në
23/08 11:46
Top News – Paqja sigurohet mes forcës / Tajvani: Nuk sakrifikojmë asnjë centimetër territor
23/08 11:30
Top News – SHBA dhe Kanadaja në luftë / ‘Dollar për dollar’, Carney: Trump po na sulmon!
23/08 11:23
Top Channel/ Irani kërcënon vendet e rajonit pas deklaratës së Trump për “luftë ekonomike”
23/08 10:07