Top News – Tajfuni i fuqishëm shkakton kaos / Mbyllen shkollat e bizneset, anulohen fluturimet
04/09/2023 11:57

Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike pasi tajfuni Haikui goditi pjesën jugore dhe lindore të ishullit. Si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet. Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi pjesën malore të ishullit një juglindje, para se të nisej të dielën drejt jugut. Stuhia la pa energji elektrike mbi 240.000 shtëpi, por autoritetet thanë të hënën se mbi 34.000 mijë prej tyre vazhdojnë të mos kenë energji, shumica e të cilave gjenden në qarkun lindor të Taitungut. Shkollat u mbyllën në jug, lindje dhe në Tajvanin qendror, ndërsa kryeqyteti, Taipei, u godit nga reshje shiu dhe erëra. Autoritetet raportuan se pesë persona janë lënduar nga tajfuni, ndërkaq ende nuk është konfirmuar nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, humbi jetën si pasojë e stuhisë. Tajvani po ashtu anuloi 208 fluturime brenda vendit dhe autoritetet lejuan vetëm disa fluturime të zhvilloheshin. Ndërkaq, 23 fluturime ndërkombëtare u anuluan, tha Administrata e Aeronautikës Civile. Haikui është më i dobët se tajfuni Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën. Mëngjesin e të hënës Haikui u zhvendos në Ngushticën e Tajvanit dhe është nisur drejt Kinës, thanë autoritetet tajvaneze. Stuhia ende do të vazhdojë të sjellë të reshura të dendura shiu në ishull deri në mesin e javës. Agjencia kombëtare e motit në Kinë ka paralajmëruar për erëra të fuqishme dhe valë të mëdha deti në provincat bregdetare të Fujianit dhe Guangdongut dhe u ka bërë thirrje anijeve që të marrin masa mbrojtëse.

Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
Top News – ‘Doni luftë apo paqe…’ / Orban përshkallëzon fushatën, Hungaria drejt zgjedhjeve
13/02 15:39
Top News – Ukraina e Rusia takohen në Gjenevë / Ndryshon vendi i negociatave, bisedime javën tjetër
13/02 15:32
Top News – SHBA, central bërthamor në Armeni / Tërbohet Rusia, kundërshton ashpër perspektivën
13/02 15:31
Top Channel/ Konferenca e Mynihut, Rubio paralajmëron Europën: Iku bota e vjetër, epokë e re!
13/02 15:14
Top News – Alarm maksimal për ortekë / Frikë në Alpe, mbyllen resortet e skive
13/02 15:09
Top Channel/ Rusi-Ukrainë “takohen” në Gjenevë, Peskov: Bisedimet e paqes, javën e ardhshme!
13/02 15:03
Top News – Uji i tërbuar shemb autostradën / Shi dhe përmbytje, tre stuhi njëra pas tjetrës
13/02 14:47
Top News – Franca në alarm të kuq, shpërthejnë lumenjtë / Stuhia ‘Nils’ bën namin, tjetër viktimë
13/02 14:07
Top News – Hodhi në plehra 20 shufra ari / Çudia në Itali, policia i rigjen dhe ia kthen pronarit
13/02 13:58
Top News – Hapet toka, ‘përpin’ gjithçka / Videoja e gropës bëhet virale, panik në Shangai
13/02 13:58
Top News – Dronë, sirena, postera me ushtarë…Si ndryshoi qyteti rus në katër vite luftë
13/02 13:40
Top Channel/ “Makinat do jenë më lirë”: Ndryshimet klimatike, Trump shfuqizon vendimin e Obamës!
13/02 12:26
Top Channel/ Europa e pushtuar nga frika, sondazhi: Shumica mendojnë se janë nën kërcënim!
13/02 12:24
Top News – Djathë i mykur dhe pa etiketë. AKU bllokon 2.4 tonë bulmet, sallam dhe fruta të thata
13/02 12:11
Top Channel/ Bezos sfidon Musk me mbështetjen e Europës, raketa Ariane 64 ngrihet në hapësirë!
13/02 12:06
Top News – Fortifikon kompleksin bërthamor…Irani nuk ndalet, e tregojnë imazhet satelitore
13/02 12:05
Top News – Gazrat serë nuk rrezikojnë shëndetin…Trump shfuqizon vendimin historik: Mashtrim i madh
13/02 11:53
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Mediat amerikane: Po fryn erë lufte në rajon
13/02 11:52
Top News – Mbledh kongresin e 9 të partisë / Kim Jong Un reklamon pushtetin dhe arritjet ushtarake
13/02 11:41
DIGITALB DIGITALB