Dosja e ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk ka marrë ende një vendim final nga ana e gjyqësorit. Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore për ish-ministrin Tahiri.