Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për projektet në zonën e Zvërnecit, duke kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet Strategjike. Gjatë një prononcimi nga Vlora, pas takimeve me banorë dhe eurodeputetë, Tabaku tha se qytetarët kërkojnë të dinë se çfarë projektesh parashikohen në zonë dhe si është marrë vendimmarrja. Tabaku u ndal edhe te Aeroporti i Vlorës, duke thënë se ndërtimi i tij ka qenë prej kohësh objekt i denoncimeve të saj për ndikimin në zonën e mbrojtur.