Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetarja e Komisionit të Posaçëm te Stabilizim Asocimit, Jorida Tabaku, ndodhet sot në Strasburg, ku Parlamenti Europian po diskuton progres-raportin për Shqipërinë. Së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Tabaku po zhvillon takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të grupeve politike në Parlamentin Europian.