Top News – Synohen fitore ekonomike / Kinë-Britani e Madhe, rivendosen marrëdhëniet
29/01/2026 12:02

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha Presidentit kinez Xi Jinping të enjten se donte të ndërtonte një "marrëdhënie të sofistikuar" me Pekinin për të nxitur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, duke sinjalizuar një riafrim pas viteve të tëra marrëdhënie të tendosura. Në ditën më të rëndësishme të vizitës së tij katër-ditore në Kinë, e para nga një kryeministër britanik në tetë vjet, Starmer mbajti një samit 80-minutësh me Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit përpara se të drekonin së bashku. Starmer tha se të dy ata biseduan për futbollin dhe Shekspirin, si dhe për çështje biznesi. Udhëheqësi britanik do të takohet gjithashtu me Kryeministrin Li Qiang. Starmer e ka bërë përmirësimin e marrëdhënieve me ekonominë e dytë më të madhe në botë një përparësi, pavarësisht dyshimeve të vazhdueshme në lidhje me spiunazhin dhe të drejtat e njeriut. "Kina është një lojtare e rëndësishme në skenën globale dhe është jetike që ne të ndërtojmë një marrëdhënie më të sofistikuar ku të mund të identifikojmë mundësi për të bashkëpunuar, por sigurisht, të lejojmë edhe një dialog kuptimplotë mbi fushat ku nuk pajtohemi", i tha Starmer Xi Jinpingut në fillim të takimit të tyre. Presidenti kinez tha ndërkohë se lidhjet me Britaninë kishin kaluar nëpër vështirësi që nuk i shërbenin interesave të asnjërit vend dhe se Kina ishte gati të zhvillonte një partneritet afatgjatë. "Ne mund të arrijmë një rezultat që mund t'i rezistojë provës së historisë", i tha udhëheqësi kinez Starmer-it.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10