Për të 81 ditë me radhë, protesta në Tiranë vijon kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike. Qytetarët u mblodhën në shesh duke përsëritur edhe njëherë mesazhet e tyre kundër kryeministrit Edi Rama por nga ana tjetër edhe duke denoncuar raste të ndryshme për të cilat I kanë kërkuar organeve të drejtësisë hetim duke nisur nga përplasjet e protestave tek parmalenti ku pati përplasje me policinë. Ata thanë se në shtator do të ketë një suprizë për kryeministrin Rama, ndërsa u shprehën të bindur se prezenca do të jetë më e madhe. Në fund, për shkak edhe të përplasjeve që kanë ndodhur, marshimin e drejtuan për të disatën ditë me radhë gratë.