12 tetori është Kuqezi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë Plisa në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e “Air Albanias”, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.