Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur që në rrjetet e saj sociale të bënte një lojë. Ajo kishte vendosur të gatuante gjelin me përshesh dhe këtë pjatë ta ndante me dikë për këtë fundvit. Mes gjithë mesazheve, Arbana kishte përzgjedhur Irakliun, i cili jetonte i vetëm. Njëra prej vajzave të tij, kishte kërkuar nga Arbana ta bënte të lumtur dhe moderatorja e ka vizituar së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj. Gjatë darkës ata kanë biseduar, Irakliu ka rrëfyer historinë e tij dhe moderatorja është përlotur.