Një nga temat e bisedës mes Erdogan dhe kancelarit Scholz në takimin e të premtes në mbrëmje në Berlin, ishte edhe ajo e furnizimit të Turqisë me avionët modern luftarakë Eurofighters. Media turke raporton se gjatë darkës, Erdogan ka ofruar t’i japë Gjermanisë dronët modern turq, një teknologji shumë e avancuar vëzhguese dhe luftarake, në këmbim të super-avionëve luftarakë gjermanë.