Top News- ‘Super e Marta’ në Bruksel, Shqipëria e Mali i zi pararojë e integrimit në BE
10/07/2026 22:17

14 korriku në Bruksel do të jetë një ditë intensive, ndërsa qarqet diplomatike e njohin si “Super e Marta”, sepse do të mbahen katër konferenca ndërqeveritare, duke hapur ose mbyllur përkohësisht kapituj bisedimesh. Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin kapitujt e radhës për anëtërsimin në bllokun evropian. Shqipëria do të mbyllë tre kapituj, 25, 26 dhe 30, ndërsa Mali I Zi do t’i mbyllë përkohësisht dy kapituj, 8 dhe 29. Radio Evropa e Lirë shkruan se përveç Malit të Zi dhe Shqipërisë, konferenca ndërqeveritare do të mbahen edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Me këtë rast, këto dy vende do të hapin nga një kapitull. Nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësohet se kanë përparuar dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe janë në bisedime aktive. Kurse Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë statusin e vendit kandidat. I vetmi vend nga rajoni pas statusin e vendit kandidat është Kosova, dhe pse ka aplikuar rreth katër vite më parë. Ndërkohë, institucionet evropiane kërkuan të organizonin gjithsej pesë konferenca ndërqeveritare në të njëjtën ditë, pasi fillimisht shpresohej që edhe Serbisë do t’i jepej drita e gjelbër për të hapur kapitullin 3.Megjithatë, nuk pati pajtueshmëri midis shteteve anëtare për të mbajtur konferencën e pestë ndërqeveritare, pasi një numër i madh i tyre ishin kundër zhbllokimit të procesit të negociatave me Serbinë. Mali i Zi, i cili është vendi kandidat më i përparuar në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të ketë 18 nga gjithsej 33 kapituj negociatash të mbyllur përkohësisht pas konferencës së ardhshme ndërqeveritare. Irlanda, e cila mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian deri më 31 dhjetor të këtij viti, synon t’i përfundojë bisedimet për pranim me Malin e Zi gjatë presidencës së saj gjashtëmujore.

Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32