Top News – Sulmuesit e Kongresit në SHBA do të humbasin vendet e punës
08/01/2021 11:12

Teksa videot dhe fotot e momenteve të mësymjes së Kongresit amerikane bënë xhiron e rrjeteve sociale, disa prej personave që shihen aty janë identifikuar dhe po humbasin vendet e punës, thotë CNN. Navistar, një kompani marketing në Maryland, njoftoi se një i punësuar i saj ishte pezulluar menjëherë, pasi u fotografua brenda godinës së Capitol-it, ndërsa mbante edhe bexhën e firmës ku punonte. “Ne e mbështesim të drejtën e punonjësve tanë për të protestuar paqësisht dhe për lirinë e fjalës, por çdo punonjës që shfaq një sjellje të rrezikshme, duke kërcënuar shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve, nuk do ta ketë më mundësinë të jetë me Navistar Direct Marketing,” thuhet në deklaratën e saj. Zyrtarët amerikanë thonë se shumë shpejt do të ngrihet aktakuza e parë ndaj një personi. Ndërkohë, kreu i FBI-së, Christopher Wray, u shpreh se agjentët e kësaj force po punonin në mënyrë të pandalur për të identifikuar dhe kapur ata që ishin përfshirë në dhunën një ditë më parë, në lidhje me incidentet e papara në historinë moderne të SHBA-së. Wray tha se FBI-ja po kërkon ndihmë nga publiku për të gjetur keqbërësit. Tashmë shumë pyetje janë ngritur se si siguria për qindra zyrtarë të lartë të zgjedhur në një nga ndërtesat më të ndjeshme të pushtetit të vendit dhe një simbol i demokracisë amerikane mund të ishte aq e pamjaftueshme, edhe pse më herët kishte informata për një tubim të planifikuar. Në një foto që ka qarkulluar në mediat sociale shihet një polic që bënte një foto-selfie me një nga protestuesit, policë të tjerë shiheshin duke mos bërë asnjë rezistencë. Policia lejoi shumë prej atyre që kishin hyrë ilegalisht brenda, të largoheshin pa asnjë pengesë.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04