Top News – Sulmoi me dronë bazën amerikane / SHBA kundërpërgjigjet-raketa në Siri, kundër Iranit
24/08/2022 11:57

Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer sulm në qytetin sirian, Deir al-Zor, përkatësisht ndaj infrastrukturës së përdorur nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Komanda Qendrore e ushtrisë, ka thënë përmes një deklarate se këto sulme kanë për synim të mbrojnë forcat amerikane nga sulmet e grupeve të mbështetura prej Iranit. Sulmet “kanë pasur qëllim të kufizojnë rrezikun e përshkallëzimit dhe që të minimizojnë rrezikun për viktima”, ka thënë Komanda amerikane. Megjithatë, ajo as nuk ka identifikuar shënjestrat dhe as nuk ka ofruar të dhëna nëse ka pasur të vdekur si pasojë e sulmeve. Sipas ushtrisë amerikane, urdhri për sulm është dhënë nga presidenti amerikan, Joe Biden. “Sulmet e sotme kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan”, ka thënë zëdhënësi i Komandës Qendrore, Joe Buccino, përmes një deklarate. Buccino ka shtuar se sulmet janë përgjigje ndaj sulmit të 15 gushtit që ka shënjestruar forcat amerikane. Në atë sulm është thënë se dronët e nisur nga milicitë e mbështetura nga Irani kanë shënjestruar bazën ushtarake al-Tanf Garrison, që e përdorin forcat amerikane. Komanda Qendrore amerikane ka thënë se në këtë sulm nuk ka pasur dëme dhe as viktima. Deir al-Zor është provincë strategjike siriane në kufi me Irakun. Ajo kontrollohet nga grupet e mbështetura nga Irani dhe forcat siriane. Kjo zonë ka qenë shpesh shënjestër e aeroplanëve ushtarakë izraelitë.

Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58