Top News – ‘Sulmohet’ Shtëpia e Bardhë / Makina përplaset me rrethimin, gjendet flamuri nazist
23/05/2023 11:21

Shërbimi sekret amerikan tha se ka ndaluar shoferin e një kamioncine të marrë me qera që u përplas mbi barrierat e sigurisë afër Shtëpisë së Bardhë, mbrëmjen e të hënës, nën dyshimin se mund të ketë qenë një akt i qëllimshëm ndërsa sqaroi se nuk kishte patur të lënduar dhe as nuk kishte një rrezik në vijim. Një dëshmitar okular tha për agjencinë e lajmeve Reuters se hetuesit kishin gjetur një flamur me zvastikën naziste që kishte rënë nga kamioncina, që u përplas me barrierat në sheshin Lafayette, pranë oborrit të Shtëpisë së Bardhë. “Hetimet paraprake tregojnë se shoferi mund të ketë përplasur qëllimisht mjetin me barrierat e sigurisë”, tha shefi i komunikimeve i shërbimit sekret amerikan. Policia lokale po ashtu do të angazhohet në hetimin e mëtejshëm. Televizionet transmetuan pamje nga aksidenti, ku shihej makina e përplasur mbi rrethim dhe oficerët e policisë përreth. Ndërsa në mediat sociale është postuar edhe një video e momentit të përplasjes në të cilën shihet kamioncina që i drejtohej barrikadave. Pasi u përplas herën e parë, shoferi i godet barrierat edhe një herë tjetër. Nuk dihet se ku ndodhej presidenti Biden në momentin e ngjarjes. Ai takoi liderët e kongresit në shtëpinë e bardhë më herët, mbrëmjuen e të hënës. Ndërkohë një hotel pranë shtëpisë së bardhë, u evakuua me kërkesë të shërbimit sekret.

Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32