Gjë ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një kryebashkiake e sapo zgjedhur, është qëlluar disa herë me thikë në shtëpinë e saj. Bëhet fjalë për kryetaren e sapozgjedhur të bashkisë së qytetit Herdecke, në luginën e Ruhrit, Iris Stalzer, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Hagen, policia dhe prokuroria konfirmuan se autorja e dyshuar e sulmit është vajza e saj e adoptuar.