Një shpërthim ka goditur një kishë ortodokse greke, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së enjtes, duke shtuar të tjera viktima në bilancin total si edhe dhjetëra të plagosur. Mohammed Abu Selmia, drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa, tha se dhjetëra persona ishin plagosur në Kishën e Shën Porfirit, por nuk dha një numër të saktë të viktimave, pasi shtoi se nën rrënoja ka ende persona të bllokuar.