Top News – Sulmohet aeroporti, kërkohen hebrenjtë…Trazira në rajonin rus, turma ngjitet mbi avionë
30/10/2023 11:22

Policia ruse ka marrë nën kontroll një aeroport në rajonin me shumicë myslimane të Dagestanit dhe ka arrestuar 60 persona pasi qindra protestues kundër izraelit e sulmuan atë të dielën kur një avion nga izraeli mbërriti. Videot e siguruara nga agjencitë e huaja të lajmeve, nga aeroporti në Makhachkala, kryeqyteti rajonal, tregonin protestuesit, shumica të rinj, me flamuj palestinezë në duar, që thyen xhamat e dyerve dhe hynë në aeroport mbrëmjen e të dielës duke thirrur: Allahu Akbar. Një tjetër grup shihej ndërsa përpiqej të përmbyste një makinë të policisë. 20 persona u lënduan në aeroport para se forcat e sigurisë të vinin nën kontroll situatën – thanë autoritetet lokale. Pasagjerët në avion ishin të sigurt – konfirmuan forcat e sigurisë. Zemërimi pasoi të tjera incidente anti-izrael ditët e fundit në rajonin rus në kaukazin verior, si pasojë e luftës së izraelit ndaj militantëve të Hamasit në Gaza. Autoritetet lokale në dagestan thanë më herët se po forconin masat e sigurisë në të gjithë rajonin që mban rreth 3 milionë njerëz. Zemërimi në Dagestan, ku forcat ruse të sigurisë janë përballuar në të shkuarën edhe me rebelim islamik, është një dhimbje koke për presidentin rus Vladimir Putin, që është i angazhuar në luftën në ukrainë dhe do të donte të ruante stabilitetin në shtëpi para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Autoriteti rus i aviacionit tha se e kishte mbyllur aeroportin për fluturime deri sa të përfundojnë kontrollet e sigurisë. Ministria e brendshme në një deklaratë, tha se identiteti i 150 prej protestuesve më aktivë ishte konfirmuar dhe autoritetet po kërkojnë cdo person të përfshirë. Sergei Melikov, drejtues i Dagestanit, tha se incidenti ishte një shkelje e rëndë e ligjit edhe pse banorët e rajonit janë të prekur nga vuajtjet e viktimave të aksioneve të njerëzve dhe politikanëve të padrejtë dhe luten për paqe në palestinë. Izraeli ndërkohë i ka kërkuar autoriteteve ruse të mbrojnë izraelitët dhe hebrenjtë që jetojnë në vend. Në ditët e shkuara një qendër hebreje në ndërtim, në kabardino Balkaria, u dogj. Ka patur raporte edhe për tubime të tjera kundër izraelit në rusi. Vetë Rusia, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në gaza dhe mbështet zgjidhjen me dy shtete, është përpjekur të mbajë kontakte me të gjitha palët në konflikt por ka zemëruar autoritetet izraelite duke ftuar një delegacion të hamasit në moskë. Ministria e jashtme e izraelit thirri ambsadorin rus për të dhënë shpjegime, të dielën.

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39