Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë, të cilët i akuzon për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë sulmit të 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në lagjen Jasharaj të Prekazit të Poshtëm, në Skënderaj. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se kjo është aktakuza e parë që lidhet me vrasjen e civilëve të familjes Jashari.