Policia britanike ka identifikuar të premten dy personat që u vranë gjatë sulmin në sinagogën në Mançester. Sipas autoriteteve, Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, u vranë të enjten. Që të dy ishin banorë lokalë. Ata u vranë pasi një person goditi këmbësorët me makinën e tij dhe më pas nisi të therte me thikë persona jashtë ndërtesës të Sinagogës së Kongregacionit Hebraik, Heaton Park, në qarkun Krumpsall në veri të Anglisë.