Policia në qytetin e Nju Jorkut ka identifikuar “një person me interes” pas të shtënave me armë zjarri në mëngjesin e të martës, si pasojë e të cilave janë plagosur 20 persona në një stacion metroje. Policia ka thënë se është në kërkim të Frank R James, 62-vjeçar, në lidhje me sulmin, pasi ai ka marrë me qira një automjet, që mund të jetë i lidhur me të shtënat me armë zjarri. Çelësat e makinës së marrë me qira në Filadelfia janë gjetur në skenën e sulmit. Detektivët e Nju Jorkut kanë thënë se janë duke kryer hetime.