Donald Trumpit i mohohet aksesi në dosjen e hetimeve të Kongresit për sulmin e 6 janarit të 2021-shit në Kapitol. Një gjykatë në Uashington hodhi poshtë kërkesën e ish-presidentit amerikan për t’u njohur me hetimet që ka kryer Kongresi gjatë kësaj periudhe në lidhje me çështjen. Trump kërkoi të njohej me dosjen, duke pretenduar se kjo është mënyra e duhur për të përgatitur më mirë mbrojtjen e tij, megjithatë gjykatësja Tanya Chutkan rrëzoi kërkesën në vendim, duke arsyetuar se pretendimi i ish-presidentit nuk ishte I mbështetur mjaftueshëm me argumenta.