Top News – Sulmi në Francë/ Bota, solidaritet me Francën
30/10/2020 11:51

Lidere nga e gjithë bota e dënuan me forcë sulmin e një dite më parë në Nice të Francës, prej të cilit humbën jetën 3 persona. Sulmi që po trajtohet si akt terrorizmi, ndodhi në ditën e kujtimit të ditëlindjes së profetit Muhamed. Ishte episodi i tretë në vend brenda dy muajsh që i atriubohet islamistëve pas indinjatës që shkaktoi ripublikimi i karikaturave të profetit në muajin shtator nga revista satirike Charlie Hebdo. Përgjigja e Emmanuel Macron ishte goditja e grupeve islamiste në France. Por liderët të disa vendeve me shumica myslimane si Turqia e Pakistani e kanë akuzuar shefin e Elizesë për “Islamofobi”. Kancelarja gjermane ishte ndër të parat që përcolli tronditjen e saj të thellë për vrasjet e tmerrshme në katedralen e Notre dame në Nice. Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se “zemrat tona janë me popullin e Francës”. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se e gjithë Europa është solidare me Francën pas këtij sulmi të nevertishëm e brutal. Autori i sulmit ishte një 21 vjecar nga Tunizia që kishte mbërritur me një anije emigrantësh muajin e kaluar në Lampeduza të Italisë dhe në Francë kishte hyrë vetëm tani së fundi. Macron e përshkroi episodin si “sulm terrorist islamik” e njoftoi se numri i ushtarëve të zhvendosur në vende publike si kisha e shkolla do të shkojë nga 3.000 ne 7000. Alarmi I sigurisë kombëtare në vend u ngrit në nivelin më të lartë.

Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18