Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme, deklaroi kreu I Kuvendit Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale pas episodeve të dhunës të regjistruara ku protestuesit sulmuan godinën e Kryesisë. “Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë. U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria.”, shkroi kreu I Kuvendit Niko Peleshi. Sulmet u dënuan dhe mga ministry I punëve të brendshme Ervin Demo,