Top News – Sulmi ndaj kongresit amerikan/ `Tremben` gjermanët, blindojnë me policë parlamentin
11/01/2021 18:37

Pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit amerikan në Uashington, Policia e landit të Berlinit ka shtuar praninw policore me qwllim mbrojtjen e zonës rreth ndërtesës së Reichstagut. Kjo është raportuar nga gazeta "Bild am Sonntag", e cila citon një letër nga presidenti i Bundestagut Wolfgang Schäuble (CDU) drejtuar deputetëve të parlamentit gjerman. Schäuble theksoi në letër, sipas "Bild am Sonntag", se ai vetë ka kërkuar një raport nga Ministria e Jashtme për trazirat në SHBA dhe se ai "do të sqarojë vetë me qeverinë federale dhe landin e Berlinit, se çfarë vendimesh duhet ndërmarrë për sigurimin më të mirë të Bundestagut nga sulme të ngjashme". Tw wmrkurwn, ithtarët e preisdnetit amerikan donald Trumpit hyne me force nw ndertesen e kongresit amerikan, njw mwsymje kjo qw rezultoi me pesë persona të vdekur në rrethana të ndryshme. Politikani i CDU-së e kritikoi këtë si një "sulm ndaj parlamentit dhe demokracisë nga një turmë e mashtruar nga një president që ka humbur zgjedhjet". Një zëdhënës i policisë ka njoftuar se masat mbrojtëse për ndërtesat e rëndësishme në kryeqytetin e Gjermanisë do të "përshtaten". Kjo ka të bëjë me ndërtesën e Reichstagut, por edhe objektet e SHBA-së në Berlin. Duke iu referuar ngjarjebe ne Washington, Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder (CSU) i tha "Welt am Sonntag" se: "Nga mendimet e këqija vijnë fjalët e këqija, e më pas edhe veprat e këqija. Kjo është arsyeja pse ne në Gjermani jo vetëm që duhet të forcojmë masat e sigurisë për mbrojtjen e institucioneve demokratike, por duhet të mbikqyrim edhe grupet radikale që mund të krahasohen me ato në SHBA".

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04