Top News-Sulmi kibernetik kthen regjistrat në kufij/ Bllokohet “TIMS”, kërcënimi i radhës i hakerave
10/09/2022 18:32

Sulmi kibernetik i radhës që mban firmën e Iranit ka shkaktuar një kaos të vërtetë në vendin tonë. Të gjendur në këtë situata, institucionet janë detyruar të kthehen vite pas, duke lënë mënjanë sistemet online për t’u kthyer tek ai manual. Diçka e tillë u regjjistrua në pikat kufitare, porte dhe aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ndërkohë aeroporti ‘Nënë Tereza’ iu bëri thirrje udhëtarëve të paraqiteshin në terminal 2:30 para orarit zyrtar të udhëtimit të tyre “Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim” Policia e Shtetit ka urdhëruar shkëputjen e lidhjes së internetin me kompjuterët e zyrave kufitare. Kjo si masë parandalimi e ndonjë sulmi. Sistemi Adam dhe ai Memex të cilët janë të një rëndësie të veçantë do të jenë në një plan të dytë përdorimi. Veprimet do të jenë manual deri në urdhrin e dytë. Sulmi duket se ka qenë I paralajmëruar dhe mirëpërgatitur, kjo për faktin se në faqen ‘Homelandjustice’ është publikuar një njoftim me mbishkrimin ‘Numërimi mbrapsh I Tiranë drejt fatkeqësisë ka nisur’.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29