Pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë hakërruan emailet e anëtarëve të Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Shcholz, autoritetet qeveritare të Gjermanisë kanë thirrur për konsultime të dërguarin e tyre në Moskë. Alexander Graf Lambsdorff mësohet se do të kthehet në Berlin për një javë ku do të zhvillojë konsultime lidhur me këtë ngjarje, tha një zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme. Ai nuk do të marrë pjesë në veremoninë e marrjes së mandatit nga ana e presidentit Putin që do të zhvillohet më 7 Maj.