Top News – Sulmet në Krime, katastrofë për Rusinë / Ekspertët: Mbrojtja ajrore ruse ka dështuar
27/09/2023 11:32

Sulmet e Ukrainës ndaj objektivave ushtarake në Sevastopol janë një goditje e rëndë për Rusinë. Ato tregojnë se mbrojtja ajrore ruse nuk është në gjendje të përgjojë dhe të kapë raketat perëndimore me rreze të mesme dhe të gjata.Krimea aktualisht është vetë shtëpia e radarëve dhe sistemeve më të avancuara të mbrojtjes ajrore që ka Rusia, siç është sistemi S-400 Triumf, thotë eksperti ushtarak gjerman Marcus Keupp. Në këto sulme, siç thekson ai, Ukraina synon jo vetëm objektiva ushtarakë, por edhe objektiva simbolike, siç është selia e flotës ruse të Detit të Zi, një objekt ushtarak "i shenjtë” në të gjithë Krimenë. Skenat, të cilat mund të shiheshin në video, tregojnë qartë se kushdo që ishte atje, ndoshta nuk është më në mesin e të gjallëve. Është një fatkeqësi e plotë për Rusinë, thekson eksperti ushtarak gjerman. Sulmet e fundit, thekson ai më tej, japin një ide për drejtimin në të cilin po zhvillohet lufta. Qëllimi i tyre është t'u bëjnë të qartë rusëve se pozicionet e tyre ushtarake janë të paqëndrueshme. Të gjitha sulmet ajrore në Ukrainë vijnë nga fushat ajrore në Krime. Shumë nga sulmet terroriste ndaj popullatës civile, siç është bombardimi i fundit i Khersonit, kryhen në mënyrë logjistike përmes Krimesë. Nëse ky zhvillim i ngjarjeve në Krime vazhdon, do të ketë një pikë kthese në luftë, më së voni deri në pranverë, beson Keupp. Krimea, shpjegon ai, nuk është vetëm një qendër logjistike, por është edhe baza ushtarake e të gjithë operacionit rus në Ukrainë. Për këtë arsye finalja e madhe e luftës do të zhvillohet atje, ndoshta më shpejt nga sa është pritur.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55